Më pak se 16 orë, ultimatumi i Trumpit për Iranin po skadon

image

Kanë mbetur më pak se 16 orë deri në skadimin e ultimatumit të presidentit amerikan, Donald Trump, drejtuar Iranit për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Presidenti Trump kërkoi nga Teherani që të lejojë kalimin e lirë në korridorin strategjik detar, përmes një deklarate të bërë në rrjetin e tij social, Truth Social.

Ai paralajmëroi se, në rast të mosrespektimit të këtij ultimatumit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të ndërmarrin veprime ushtarake, duke goditur objektiva strategjikë në territorin iranian.

Nga ana tjetër, autoritetet iraniane kanë deklaruar se rruga ujore mund të mbetet e hapur, por jo për vendet që konsiderohen “armiq të Iranit”.

Ndërkohë, tensionet në rajon vazhdojnë të rriten, duke shtuar frikën për një përshkallëzim të mundshëm të situatës dhe ndikim në tregjet globale të naftës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *